Një delegacion i lartë i organizatës për trashëgimi kulturore, Europa Nostra, ka qëndruar në Kosovë gjatë këtyre ditëve. Çështja më e nxehtë, siç pritej, ishte manastiri i Deçanit. Teksa organizata kërkon ndërhyrjen në Manastir, qeveria e Kosovës pretendon se gjithçka është në rregull me të dhe nuk ka nevojë për ‘asnjë ndihmë’.

Mirëpo debati është ashpërsuar teksa edhe Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës, e ka qortuar ashpër Europa Nostra-n.

Lidhur me këtë çështje, ka reaguar edhe aktivisti nga Tirana, Leart Kola. Ai sjell ndërmend standardin e dyfishtë të Vetëvendosjes që mbështeti qëndrimin e Europa Nostra-s kur diskutohej shembja e Teatrit Kombëtar.

Kola shkruan në Twitter: Çfarë do thotë tani gjithë ai grupi i aktivistëve këndej dhe andej kufirit që e përdorte si argument për Teatrin mendimin e këtyre?

Kujtojmë se Vetevënedosje në Shqipëri gjatë protestave të opozitës për Teatrin, gjeti fjalët e Europa Nostras si justifikim për t’iu bashkuar Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.