Në emisioni ‘Pikat mbi i’ në News24 analisti, Artur Zheji u shpreh se Sali Berisha në planin personal ka bërë diçka të pabesueshme duke marrë në dorë frerët e PD, ndërsa sipas tij në planin politik nuk ka asgjë të re.

Ndërsa nga ana e saj Evi Kokalari u shpreh se Partisë Demokratike i duhen një mentalitet ndryshe, figura të pastra.

Sa i përket faktit që Jorida Tabaku ishte pjesë e protestës së zhvilluar më 7 korrik të thirrur nga opozita, Kokalari tha se ky është një hap pozitiv. Drejtuar me një mesazh ndaj Tabakut, Kokalari tha se duhet të rikhehet në PD.

“Mendoj që duhet të kthehet, fakti që ishte në protestë mendoj se kupton fatkeqësinë që i ka rënë shqiptarëve.”, tha Kokalari.

Pjesë nga biseda në studio:

Zheji: Në Shqipëri në klasën politike ka pak njerëz që kanë respekt për personalitetin e tyre. Rama dhe doktori janë dy modele identike dhe në përplasje të këtyre modeleve mendoj që Rama është më i favorizuara. T’i i heq themelin tjetrit, e frikshme, ke një hapësirë për ta bërë copa- copa një personazh… Berisha në planin personal ka bërë diçka të pabesueshme, kur të gjithë e kishin lënë në harresë ai u ritkhyer dhe mori edhe njëherë në dorë frenat e PD. Në planin politik nuk shoh asgjë të re. Por tani mirë që u rikthyer, por cili është modeli? Shtëpia është e hapur për të gjithë, në këtë mënyrë duhej të ishte çështja. Ai e bën akt final që ai është , ishte dhe u kthye i zoti I shtëpisë.

Evi Kokalari: Berisha nuk ka thënë që ai do bëhet kryetar apo kryeministër, këtë e kam thënë unë.

Zheji: E keni thënë të dy

Evi Kokalari: Në një mënyrë është i zoti i shtëpisë është lideri. Mund të them që është e komplikuar sepse ka shumë figura të vjetra të rikthyera…Fakti që kanë 30 vite në PD nuk do të thotë e duhen hequr…Më vjen keq Belind Këlliçi shihet si figurë e re. Këlliçi është Lul Basha numër 2. Në krahasim me Flamur Nokën unë do të merrja Flamur Nokën… Këlliçi do karrigen e Berishës…Për Grida Dumën e kam thënë me kohë, morali duhet të jetë kryesore. Ne na duhen figura të pastra.

Zheji: Po doktori ku është, nuk i sheh doktori këto, apo strukturat e PD

Evi Kokalari: Këto janë mendimet e mia personale…Më thoni një pikë ku ka gënjyer qoftë për Grida Dumën apo Belind Këlliçin…

Zheji: Grida Duma është shumë e votuar

Evi Kokalari: Grida Duma nuk fitoi, Këlliçi ka bërë pazar me Bashën… Unë këta persona i kam parë si shkatërrimtar të PD, e kam thënë që përpara zgjedhjeve. Ishte e qartë që kishte pazare. Duhet të kemi më shumë dinjitet, nuk mund të ecim me çfarë thotë SHBA. Kemi një person që e rindërtoi opozitën në një kohë të shkurtër… Nëse ka të korruptuar ke plot në qeveri, të fillojnë me Edi Ramën.