Tashmë është vetëm çështje kohe për shitjen e Matthijs de Ligt. Në orët e ardhshme priten të reja në lidhje me lamtumirën e tij nga Juventus-i: holandezi ka vënë Bayern-in në krye të preferencës, por nuk ia ka mbyllur plotësisht derën Chelsea-t.

Një lamtumirë, siç u tha, pothuajse i sigurt që i shtyn bardhezinjtë të shikojnë përreth. Zonja e Vjetër do Koulibaly, por Napoli nuk ka ndërmend t’ia shesë rivalëve.

Kjo bën që bardhezinjtë të përplasen në mënyrë të pashmangshme me Inter-in, që duhet të gjejë zëvendësuesin e Milan Skriniar, me këtë të fundit që pritet të transferohet te PSG.

Bremer i Torino-s dhe Milenkovic i Fiorentina-s janë dy lojtarë që pëlqehen nga të dy skuadrat, por nuk janë të vetmit.

Në radarët e dy klubeve është edhe Akanji i Borussia Dortmund. Futbollisti ka një kontratë në skadencë më 30 qershor 2023 dhe përfaqëson një mundësi.

Bardhezinjtë po mendojnë seriozisht për këtë lëvizje dhe janë gati të djegin konkurrencën e Inter-it. Në fakt, torinezët kanë një as nën mëngë për të bindur gjermanët.

Siç ka bërë të ditur calciomercatoweb.it, Weston McKennie mund të jetë elementi i duhur për të mposhtur zikaltrit dhe për të bindur Borussia Dortmund që ta shesë mbrojtësin 26-vjeçar, i cili vlerësohet mes 25 dhe 30 milionë euro.