Një histori e rëndë është zbuluar në Brazil, ku një person ka mbajtur të burgosur bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij në një birucë për 17 vite.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në Rio de Zhaneiro në rajonin e Guaratiba. Ka qenë një ankesë anonime në polici që ka angazhuar autoritetet lokale.

Nga kontrollet, në banesën e Luiz Antonio Santos Silva, janë gjetur bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij. Ata janë keqtrajtuar për 17 vite me radhë nga Silva.

Autori i kishte lidhur dhe i rrihte çdo ditë. Madje, sipas raportimeve, e shoqja dhe fëmijët qëndronin dhe ditë të tëra pa ushqim.

Madje, Silva vendoste muzikë me zë të lartë në oborrin e banesës së tij, në mënyrë që të mbulonte britmat dhe ulërimat e bashkëshortes dhe fëmijëve.

Dy fëmijët e gruas, 19 dhe 22 vjeç, dukeshin jo më të mëdhenjse 10-11 vjeç për shkak të abuzimit kronik dhe urisë. Gruaja kishte menduar të arratisej, por Silva e kërcënoi se kjo do të sillte edhe fundin e jetës së saj.

“Kur pamë gjendjen e dy fëmijëve, menduam se po të kishin pritur edhe një javë, autoritetet nuk do t’i gjenin të gjallë”, tha një banore e lagjes Guaratiba, e pranishme kur policia hyri në ferrin e shtëpisë dhe pa pamjen e tmerrshme, i tha G1.