Masat e ngrohta ajrore nga Evropa Perëndimore dhe brigjet e Afrikës Veriore që lëvizin drejt Greqisë do të sjellin rritje të temperaturave gjatë ditëve në vijim në pjesën më të madhe të vendit.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar ka lëshuar një paralajmërim emergjent për motin, ku thuhet se zonat më të prekura nga vala e të nxehtit do të jenë Greqia Perëndimore, Qendrore dhe Veriore si dhe ishujt e Egjeut Juglindor dhe ishujt Dodekanez.

Temperaturat më të larta do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Sidomos në Athinë, temperaturat pritet të arrijnë nga 39 deri në 40 gradë Celsius. Nga e marta pritet një ulje e vogël e temperaturave por temperaturat minimale dhe maksimale do të mbeten të larta deri të enjten, 28 korrik, në zonat e ulëta të Maqedonisë Qendrore, Thesalisë dhe Greqisë Qendrore.