Jo vetëm, Franca, Portugalia apo Spanja, por edhe Greqia po përballet me zjarre të frikshme.

Vendi është i përfshira nga flakët në zona të ndryshme, prej ditësh ekipet zjarrfikëse përballët me një situatë të vështirë në përpjekje për të neutralizuar flakët dhe për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

Mediat greke shkruajnë se në mënyrë të veçantë ka shpërthime të shpërndara në Gerakë , Anthousa , Pallini , Dioni dhe Drafi.Të paktën 10 shtëpi janë djegur plotësisht në Drafi, gjatë zjarrit shkatërrues që po pushton në mënyrë të pakontrolluar për të dytën ditë në Penteli.

Ndërkohë një natë tejet të vështirë kanë jetuar banorët e zonave përreth Pentelit që po sprovohen nga zjarri shkatërrues.