Tingujt e muzikës popullore labe pushtuan Lungomaren mbrëmjen e së premtes. Për herë të parë zhvillohet në Vlorë festivali i këngës labe me pjesëmarrjen e 31 grupeve artistike. Kënga polifonike është mirëpritur jo vetëm nga vlonjatët por dhe pushuesit e shumtë që ndodhen në qytetin bregdetar. Deputeti i Vlorës Vullnet Sinaj në cilësinë e organizatorit tha se festivali mbahet për të ruajtur traditën.

“Këtë event e kemi organizuar së bashku me shoqatën Labëria, si dhe zgjerimin e bazës se këngës Labe, pasi kënga Labe po përqëndrohet në ansamble dhe po humbiste tradita e Këngës Labe, pasi kjo këngë ka një gjë të përbashkët për te gjithe , dhe idea ishte zgjarimi i festivalit me nga një këngë për cdo fshat dhe tradita e cdo fshati më vete. Qyteti i Vlorës ka nevojë për dicka ndryshe sic është kënga Labe ku dhe është djepi i kësaj kënge”, shprehet Sinaj.

Kryetari i Shoqatës “Labëria” Ahmet Demaj shprehet se për Vlorën është festivali i parë dhe në total do të marrin pjesë 31 grupe do të jepen dhe tre çmime dhe certifikata falenderimi për këngëtarët më të mirë.

Festivali i këngës labe do të vazhdojë dhe mbrëmjen e së shtunës ku juria e kryesuar nga Zhani Ciko pritet të shpallë fituesit.