Në sheshin “Skënderbej” prej orës 19:30 ka nisur festa e organizuar nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës me rastin e çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me SHBA.

Ajo që bien në sy është skena e ndërtuar përreth statujës së heroit kombëtar, e cila është rrethuar nga yjet me ngjyrë të verdhë, që simbolizojnë 27 vendet anëtare të unionit.

Koncerti, ku do të marrin pjesë disa këngëtarë të njohur si Flori Mumajesi, Xhensila Myrtezaj, Fifi apo Ronela Hajati ka mbledhur disa qindra qytetarë, të cilët mbajnë në duar flamurin shqiptar dhe atë të Bashkimit Europian, teksa kërcejnë dhe shijojnë muzikën.