Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka sulmuar sërish deputetin demokrat Belind Këlliçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ngre dyshime për shkollimin e tij në Amerikë, Kokalari e paralajmëron Belind Këlliçin duke i thënë se po luan me zjarrin dhe i është futur një lufte vet-shkatërruese.

“O Belind, gabimi juaj kryesor është se nenvlerësoni zgjuarsinë time. Jam konsultuar me avokatët më të mirë të lobimit në Amerikë pikërisht që të jem e perpiktë me ligjin, dhe e tillë do ngelem deri në fund.

Por ju turp t’ju vij sepse dhe të kisha thyer rregulla për të ndihmuar Sali Berishan dhe opozitën në Shqipëri gjatë një periudhe kaq të vështirë, kjo duhej të vlerësohej dhe jo të denoncohej.

Ndërkohë të lutem më thuaj si je përgjigjur në aplikacionin e fakultetit në Amerike, kur je pyetur nëse e ke mbaruar gjimnazin?

Nëse ke shkruar se ke diplome, të lutem na trego diplomen sepse më thonë Fultz është 5 vjet gjimnaz. Ti figuron të kesh bërë vetëm 4 vjet, dmth nga 2001 deri në 2005 që fillove shkollën në Amerikë, janë 4 jo 5 vjet. Si e justifikove apo ishte dhe ky manipulim faktesh?

Nëse ke gënjyer, kjo përbën thyerje ligji jo vetëm për ty, por dhe për vëllain tënd që në atë kohë ka punuar në administratën e shkollës dhe mund të të ketë bashkëpunuar me ty për këtë manipulim. Nëse këto më lart vërtetohen, ndoshta duhet t’i shkruaj Bar Association nga ku varet dhe liçenca e tij.

Dhe një gjë të fundit, herën e fundit që ti shkruajta këto më lart privatisht, më sule CNA publikisht. Zgjuarsi nuk ke se po të kishe mënd nuk do luaje me zjarrin. I jeni futur një lufte e cila po ju vet-shkatërron.

Mua nuk më dëmtoni.”, shkruan Kokalari.