Christian Eriksen ka dhënë intervistën e tij të parë si lojtar i Manchester United. Mesfushori është shprehur i lumtur për këtë aventurë të re, teksa pohoi se mezi po pret që të debutojë.Lojtari nga Danimarka nuk la pa përmendur edhe trajnerin Ten Hag, duke thënë se loja e tij përshtatet shumë me stilin e teknikut.

“Ndihem shumë mirë.Kam ardhur te Manchester United për të luajtur futboll, nuk jam këtu vetëm për logon e klubit. Dua të luaj, sigurisht edhe duke folur me trajnerin dhe duke dëgjuar idetë e tij. Në aspektin sportiv ishte diçka e mrekullueshme që mund të përfaqësoj United. Mendoj se stili im i futbollit përshtatet me ten Hag, ose të paktën kështu shpresoj. Debutim në Old Trafford? Kujtimet në Old Trafford janë nga më të bukurat, krijohet një atmosferë e mrekullueshme. Është vendi perfekt për të debutuar. Mezi po pres që të fillojë sezoni i ri” – tha ai.