Vendet anëtare të “Ballkanit të Hapur” janë bërë bashkë për të hartuar një plan konkret veprimi, për t’i paraprirë përshkallëzimit të efekteve negative që po jep lufta në Ukrainë.

Maqedonia e Veriut është angazhuar se do të lejojë eksportet e grurit mes vendeve, ndërsa Serbia do të heqë tavanet e eksporteve të produkteve bazë ushqimore.

Sa I përket bizneseve, do të ndalohet rishitja në tregje të tjera të grurit, vajit misrit etj.

Tre zëvendëskryeministrat e Shqipërisë Maqedonisë dhe Serbisë kanë rënë dakord që mund të bashkojnë forcat edhe në një plan veprimi për sektorin e energjisë me qëllim uljen e varësisë nga importi

Këto angazhime për të cilat u ra dakord në takimet teknike mes palëve do të konkretizohen në samitin e radhës së “Ballkanit të hapur” në 1 shtator që do të mbahet ne Beograd.