Largimi i Robert Lewandowskit nga Bayern Munich detyron klubin gjerman të ndryshojë strategji në këtë pikë të merkatos. Pa polakun në vijën e parë, Bayern është i detyruar të gjejë një zgjidhje të shpejtë, i duhet me çdo kusht një qendërsulmues.

Emri i parë tashmë në listën e dëshirave është C.Ronaldo, në fakt mes palëve, ka pasur një akord verbal pak kohë më parë kur agjenti i CR7, Jorge Mendez takoi drejtuesit e Bayern. Nëse Lewandowski do të largohej atëherë Bayern do të futej në negociata me yllin portugez, në terma ekonomik dhe teknik është një zëvendësim kokë më kokë. Ronaldo e ka dhënë me kokë pëlqimin e tij për një transferim të tillë, po qëndronte në pritje pikërisht për të gjetur një klub si Bayern që i ofron gjithçka që ai kërkon.

Sipas Sky Sports, Bayern do të mbështetet te Ronaldo për një vit ndërsa verën e ardhshme do të bëjnë gjithçka për të transferuar në Munih, Harry Kane. Në lidhje me De Ligt, për momentin negociatat kanë ngecur pasi Bayern nuk ofron më shumë se 60 milionë euro kesh plus 10 të tjera në formë bonusesh.