Zyrtarët ukrainas denoncuan të shtunën thirrjen e ambasadës ruse në Britani për luftëtarët nga regjimenti Azov që të përballen me një ekzekutim “poshtërues”, raportoi AFP.

“Militantët e Azovit meritojnë ekzekutimin, por jo vdekjen me pushkatim, por me varje, sepse ata nuk janë ushtarë të vërtetë. Ata meritojnë një vdekje poshtëruese”, shkruhej në një postim Twitter.

Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidencës ukrainase, iu postimit duke nënvizuar se Rusia është një shtet terrorist.

“Rusia është një shtet terrorist. Në shekullin e 21-të, vetëm egërsirat dhe terroristët mund të flasin në nivel diplomatik për faktin se njerëzit meritojnë të ekzekutohen me varje. Rusia është një shtet sponsorizues i terrorizmit. Çfarë dëshmie më shumë nevojiten?”, shkroi ai në Telegram.