Aktivistja konservatore, Evi Kokalari akuzon kreun e Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi se ka manipuluar votat për Këshillin Kombëtar të PD-së.

Duke folur në “Pikat mbi I” në News 24, ajo thotë se ka komunikuar me kryetarët e degëve për të ndaluar zgjedhjen e Këlliçit në postin e nënkryetarit të PD.

Berisha është në krye të PD-së tani, a mjafton kjo?

Zheji: Tani kemi shumë pak diskutime në lidhje me lidershipin e Berishës në krye të PD. Tani kemi një nënshtrim më shumë sesa bashkim konsensual. Berisha thërret beteja dhe kush nuk paraqitet në betejë shpallet armik që bashkëpunon me Ramën. Kjo metodë është e vjetër në PD. Unë di shumë armiq të shpallur dhe më pas të rehabilituar. Ky është një model që vështirë se arrin te pjesa gri, te pjesa e pavendosur.

Cfarë ishte protesta e 7 korrikut?

Kokalari: Një bashkim i opozitës. “Nëse nuk jeni me ne, jeni me Ramën, tha Zheji”, por asnjëri nga ne nuk e ka konsideruar kështu. 7 korriku tregoi një bashkim të opozitës, të shqiptarëve. Në atë protestë ka pasur njerëz që i përkasin elektoratit gri dhe socialistëve. Problemi kryesor është ekonomia. Për mua protesta ishte sukses.

Zheji: Të thuash për Alibeajn që është kukull e Taulant Ballës, nuk më duket se është përkëdhelje apo llastim, por goditje frontale.

Kokalari: Jam dakord me Berishën në këtë pikë siç ai e konsideron Alibeajn. Alibeaj me ankimin që ka bërë për PD-në në Gjykatë tregon qartazi që po ndjek interesa të caktuara. Këta me Gaz Bardhin dhe Bashën duhet të dalin nga politika. Alibeaj flet për bashkim të PD-së, ne atë e kemi bërë në 7 korrik. Cfarë pret tani Alibeaj, që 99% të ikin nga Berisha dhe të shkojnë te Alibeaj?

Zheji: Për të likujduar investimet e personazheve të ndryshme në politikë është shumë kollaj. PD ka pasur traditë në këtë pikë. Eduard Selami apo të tjerë guxonin të thonin diçka ndryshe nga Berishës dhe befas nga maja zbrisnin dhe kur pendoheshin ngriheshin prapë. Siç është rasti i Arben Imamit për shembull. Kjo është histori dhe nuk dua të merrem me këtë. Çështja është: ky do jetë prapë modeli që do mundë Ramën? Rama është autokrat në PS, nuk ka asnjë zë kundër. Kush guxon të dalë i pritet koka politikisht. E njëjta gjë po ndodh edhe në PD. Ose je me Berishën, ose kush kundërshton është me Ramën. Kjo është tepër jomoderne në këtë kohë. Pika e dobët e PD ka qenë pjesa e pavendosur që kërkon një model të ri. Nga Berisha nuk kërkohet një politikan i ri, por një model të ri mund ta ofronte.

Vokshi dhe Këllici ishin të përzgjedhur në protestën e 7 korrikut…

Kokalari: Këlliçi është mbi moshë, ka mbushur 35 vjeç na janar dhe nuk duhet të jetë kryetar. Në çdo intervistë që i është kërkuar për protestën Këllicit, 15 minuta i ka kushtuar padisë kundër meje. Ai ka refuzuar ti përgjigjet akuzave për manipulimin e votave, ndërkohë që del dhe thotë që unë kam shpifur.

Të gjithë mendojnë se Këlliçi është delfini i ri i Berishës…

Kokalari: Këllici është bishti i Lulzim Bashës, karrierën e ka nisur në Bashki. Udhëhoqëi zgjedhjet e fundit. Berisha ka bërë gabimin më të madhe që u la shumë fuqi këtyre. Këlliçi ka bërë të njëjtën gjë me atë që bëri Basha vjet me votat. Ai loboi masivisht në grup…

Mos është vetë doktori lobisti i tij kryesor…

Kokalari: Absolutisht jo. Ty të duhet forumi rinor. Ka ardhur koha për ta hequr këtë njeri nga forumi. Unë nuk kam asgjë me Forumin Rinor, unë e kam vetëm me Belind Këlliçin.

E keni diskutuar çështjen e manipulimit të votave të Këlliçit me Berishën? Çfarë thotë ai?

Kokalari: Unë kam disktuuar çdo gjë me Berishën. Kjo është një pyetje për Berishën, jo për mua. Këllici i ka marrë mbi 250 mijë euro një kompanie në Durrës dhe më vonë u kap me drogë. Bënte premtime se do të bëhej ministër i Mbrojtjes, ose ministër diku tjetër.

Zheji: Kokalari u paraqit si një ministre e Jashtme e PD, si një njeri që do rehabilitonte Berishën në Amerikë. Keni sinjale se ka diçka të koordinuar në sulmet ndaj jush?

Kokalari: Pa dyshim. Nuk e prisja që të kishte kaq shumë sulme, por e di që ishte Lulzim Basha. Problemi është që ne kemi figura të reja në PD si Belind Këlliçi që bën të njëjtën gjë si Lulzim Basha.

Mos është Këlliçi si Basha për Berishën?

Kokalari: Këlliçi ishte në ngritje. Nëse nuk do bënte këto pisllëqet e vogla që ka bërë, ndoshta do kishte ikur shumë larg. Edhe unë isha e dashuruar me Këlliçin, por pashë që nisi të prezantohej si kryetari i ardhshëm i PD-së. Unë kam bërë shumë mirë që e kam ndaluar Këlliçin të marrë një nga pozicionet e larta në PD. Ia kam kërkuar Berishës të mos e vërë kandidat. Ai në fakt bëri mirë që e vuri kandidat, por unë i kam kërkuar kryetarëve të degëve që të mos e votonin.