Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Durrës-Tiranë.

Sipas News24, një makinë ka kryer një manovër të gabuar në rrugë e për pasojë është futur mes dy kamionëve.

Makina është bllokuar mes dy kamionëve, ku fatmirësisht nuk u lëndua njeri.

Policia është nisur drejt vendngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.