Serie A do të ketë një rregull të ri, të miratuar sot nga Këshilli Federal.Nëse dy skuadra përfundojnë kampionatin në pikë të barabarta, fituesi i Scudetos do të vendoset nga një ndeshje Play Off-i mes tyre. Nëse 90 minutat e takimit përfundojnë në barazimit, nuk do të kishte kohë shtesë, por vetëm penallti. Rregulli i ri është mirëpritur nga klubet e Serie A.

Gjithashtu, një tjetër ndryshim ka përqafuar Serie A. Tashmë ekipet do të kenë mundësi të bëjnë 5 zëvendësime gjatë ndeshjes.