Spitali Bashkiak i Sarandës ka sqaruar ngjarjen e zjarrit që u shkaktua në pavionin e radiologjisë.

Spitali sqaron se nuk ka patur zjarr të mirfilltë por vetëm tym nga paisja e UPS e skanerit për shkak të një defekti teknik.

Përveç kësaj paisje nuk ka patur dëme të tjera materiale.

Megjithatë policia dhe zjarrëfikësja janë njoftuar që në momentet e para të konstatimit të tymit.

 

Sqarim i Spitalit Bashkiak Sarandë

Duke u nisur nga lajmi i publikuar në media se ka rënë zjarr në Spitalin Bashkiak Sarandë, sqarojmë se:
Në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm u konstatua tym në pajisjen UPS të pajisjes mjekësore Scaner. Mënjëherë u njoftua shërbimi zjarrfikës dhe ai i Policisë së shtetit duke bërë të mundur izolimin e menjëhershëm defektit.
Spitali Bashkiak Sarandë bën me dije se nuk ka pasur zjarr apo dëmë ne pajisje të tjetra.
Duke i siguruar qytetarët se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, Spitali Bashkiak Sarandë vijon punën normalisht në shërbim të qytetarëve