Kryeministri Edi Rama nga Peshkopia ka kërkuar sërish mbështetjen e qytetarëve për kryetarin e bashkisë Muharrem Ramën.

‘Duhet ta rikonfirmojmë kryetarin e bashkisë të paktën deri tani janë fjalë të mira. Mos e marrim mësysh kryetarin e bashkisë. Përveçse ta rikonfirmojmë kryetrain e bashkisë në zgjedhjet e ardhshme vendore është një drejtues që do të bëjë shumë punë por duhet të rimarrim ato mandate e tjera që ne na takojmë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme sepse ne jemi këtu për një rrugëtim të gjatë, deri në 2030.’- tha Rama.