Përmes një postimi në Facebook, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begajn.

Në postimin e saj, Vjosa Osmani shkruan se do të punojmë së bashku që raportet vllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë të thellohen së bashku.

Vjosa Osmani: Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm. Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së.