Pak minuta pasi nënë e bir ranë në lumin Osum duke humbur jetën, një tjetër tragjedi raportohet. Këtë herë nga Peshkopia.

Policia thotë se rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.