Detaje interesante janë zbulur lidhur me rikthimin e Romelu Lukakut te Inter. ‘Corriere dello Sport’ shkruan se vetë futbollisti nisi ta guante rikthimin e tij te zikaltërit më 5 prill, dita e ditëlindjes së trajneri Simone Inaghi.

Një ditë para se Chelsea të lunate në çerekfinalet e Champions League kundër Real Madrid ku londinezët humbën 3-1 më 6 prill, Lukaku telefonoi Inzaghin për ta uruar, por fill pas kësaj e ka pyetur ‘çfarë duhet të bëj për t’u rikthyer te Interi’?

Kjo mendohet të ketë qenë pika e kthesës pas sezonit të dobët që belgu kaloi te Chelsea. Klubi londinez e bleu 29-vjeçarin verën e shkuar për afërsisht 120 milionë eurove, ndërsa tani Interi po punon për ta huazuar.

Mediat në Itali por edhe më gjerë thuhet se tani ka një akord mes klubesh. Chelsea ka pranuar huazimin për 10 milionë euro plus bonuse, ndërsa lojtari shumë shpejt mund të jetë në Milano, atje ku vjet zhgënjeu jo vetëm Inzaghin, por të gjithë tifozët e Interut, duke u larguar në mënyrë të papritur.