Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj i dhanë fund lidhjes së tyre, por ish-banorët e tjerë të “Big Brother VIP” vijojnë miqësinë me ty dy njësoj. Njëra prej tyre është edhe Fifi.

Kjo e fundit ka takuar së fundmi Beatrix dhe nuk kanë ngurruar të dalin edhe ‘live’ në Instagram. Pyetjet nga fansat kanë qenë të shumtë, ku padyshim nuk kanë munguar as ato për ‘Big Brother VIP’.

Mes të tjerash dikush e ka pyetur Fifin për tatuazhin që ka bërë njësoj me Donaldin dhe artistja duke i marrë leje Beatrix, foli për shoqërinë me Donaldin në prani të saj.“Trixa është këtu por unë do flas për këtë punë. E kam filoqylin këtu dhe filoqyli nuk ka qenë vetëm për mua e Donaldin. Kemi qenë unë dhe disa të tjerë që e duam shiun. Por e kemi bërë vetëm unë e Donaldi. Shoqëria ime me Donaldin vazhdon, edhe me Trixën vazhdon. Unë nuk e kam njohur as Trixën nga Donaldi e as Donaldin nga Trixa. I kam njohur të dy në gjëra të ndryshme por jemi afruar më shumë në BBV. Kemi vendos t’i vazhdojmë miqësitë me të dy. Është hera e fundit që më nxirrni këtu para aktit të fundit”, ka thënë Fifi.

Ndërsa, Beatrix ka qeshur e ka pohuar me kokë duke mos thënë asgjë lidhur me këtë.

Përtej disa hatërmbetjeve, Fifi dhe Donaldi krijuan një raport shumë të ngushtë në javët që kaluan së bashku në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në nisje të formatit, në një bisedë me disa banorë të tjerë, ata zbuluan se të dy e duan shumë shiun. Me pas patën diskutuar që të bënin një tatuazh “filoqyl” që e përdornin bashkë si një lutje për qielli që të binte shi. Me të dalë nga formati, Fifi e realizoi menjëherë këtë tatuazh e disa javë më vonë e realizoi edhe Donaldi teksa ishte ende në “Big Brother VIP”. Kështu, kjo fjalë u kthye në një epitet identifikues për të dy ata.

Pak javë më parë ata u përfshinë në një situatë të pakëndshme, pasi një skeç që Donaldi realizoi në emisionin e tij nuk i pëlqeu Fifit e cila reagoi menjëherë duke thënë se do e hedhë në gjyq. Gjërat u sqaruan më pas dhe ata vijuan miqësinë e tyre. Fifi sqaroi se e gjitha ishte një keqkuptim, pasi tregoi se kishte marrë shumë mesazhe që Donaldi i kishte nxjerrë skenën e saj kur i ra të fikët në Big Brother, dhe fakti që binjakët nuk i hapën telefonin, për të disatën herë ajo u detyrua të postonte një video në rrjetet sociale. Pjesa e skeçit u pre në emision sepse Fifi tregoi se në ato momente ka menduar vetëm për familjarët e saj dhe se kjo gjë nuk e bënte të ndihej mirë.