Hulumtuesit nga Universiteti Brunel në Londër kanë kryer një studim se pse kaq shumë njerëz ndajnë çdo stërvitje në mediat sociale.

Ju ose keni një ose disa miq, të cilët gjithmonë postojnë në Facebook aktivitetin e tyre në palestër, apo ndoshta ai person jeni vetë ju.

Njerëzit të cilët janë gjithmonë të prirur për të dokumentuar aktivitetet e tyre në palestër priren të jenë narcizistë. Sipas studiuesve, qëllimi kryesor është që të mburren.

Me sa duket, këto rinfreskime të statusit fitojnë më shumë “like” në Facebook se llojet e tjera të posteve. Madje këta njerëz shihen nga të tjerët edhe si mendjemëdhenj.

Ndaj kur të jeni herë tjetër në palestër, kursejani miqve çdo lëvizje që bëni. Miqtë tuaj do të ju falenderojnë për këtë.