Sadio Mane u largua nga Liverpool këtë verë. Sulmuesi senegalez firmosi për Bayern Munchen, një kontratë që do e mbajë të lidhur për 5 vite me këtë ekip.

Bild, në një shkrim të bërë sot, ka bërë publike edhe shifrat që do fitojë ylli botëror. Mane do përfitojë 19.800.000 milionë euro në sezon. E thënë ndryshe, bëhet fjalë për rreth 1.650.000 euro në muaj. Kështu, 30 vjeçari bëhet një nga më të paguarit në botë.

Ai është gati për rrugëtimin e ri, me kampionët e Bundesligës që presin shumë prej tij në sezonin e ardhshëm.