Gjatë samitit të Ballkanit të Hapur, në fjalën e ti, I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e vuri theksin tek Ballkani Perëndimor që jep shumë mundësi të mëdha, për ata edhe për Evropën si edhe Shteteve të Bashkuara. Ka potencial që do të na ndihmojë të luftojmë ndryshimet klimatike, ka kapacitet të jetë qendër e gazit natyror dhe të ndihmojë Evropën të mos ketë këtë varësi ndaj gazit natyror, transporti i informatikës teknologjike, qendër turizmi.

“Ne do të ballafaqohemi me probleme, por bashkarisht do t’ia dalim” – kështu u shpreh kryeministri i Republikës së Malit të Zi.
SHBA e përkrah iniciativën Ballkani i Hapur dhe kjo mbështetet në disa pika.
“Së pari duhet të bashkëpunojmë në integrimin e strukturave evropiane dhe pse nëpërmjet biznesit të tregtisë kufitare është një segment mjaft i rëndësishëm, tregjet më të mëdha janë ato evropiane. E dyta ne i përkrahim të gjitha iniciativat ekonomike që e afrojnë rajonin. E treta nëse kjo rezulton e suksesshme duhet të jetë e hapur për të gjithë.”

Në vijim ai shtoi se: “Këtu duhet të jap disa propozime për të ardhmen e kësaj iniciative. E para është që ka shumë mundësi dhe ka shumë iniciativa për integrime ekonomike, që ekzistojnë në rajon dhe kjo nuk duhet të bëjë punë të dyfishtë, por do të jetë një integrim më i mirë. E dyta duhet të ketë një plan për zhvillimin institucional. Përparësia është rritja ekonomike, por edhe të tjera si krijimi i mundësisë për zhvillimin e institucioneve që të mos shmangin këtë detyrim dhe të punojnë ligjërisht.”

“Ju mbështes në këtë iniciativë ekonomike dhe me rëndësi është që të mbetet një projekt ekonomik dhe të shtojë mbështetjen për njerëzit e rajonit”, mbylli fjalën e tij Gabriel Escobar