“Të gjithë së bashku, ne jemi shumë, shumë mirë të përgatitur për sfidën e vështirë të lidhur me importet ruse të karburanteve fosile. Kjo është një përpjekje që ne duhet ta përshpejtojmë më tej tani dhe sigurisht kjo është e lidhur me sfida të mëdha, por ne do të mbështesim njëri-tjetrin”, shkruan Reuters teksa citon kancelarin gjerman nw bisedwn qw pati me gazetarët në Bruksel.

Ai tha se blloku kishte vendosur sanksione ndaj qymyrit dhe naftës ruse në një fazë të hershme, dhe gjithashtu kishte punuar në rregullimin e infrastrukturës së tij në mënyrë që vendet europiane të mund të importojnë gaz edhe nga vendet e tjera.