Një raketë ka goditur një qendër tregtare në Kremenchuk në rajonin Poltava të Ukrainës. Pamjet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë se qendra është djegur plotësisht.

Sipas nënkryetarit të zyrës së presidentit, Kyrylo Tymoshenko 2 persona kanë ndërruar jetë dhe 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e këtij sulmi.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Zelensky përmes një postimi në Telegram tha se 1000 njerëz ishin në qendrën tregtare në momentin kur ka ndodhur shpërthimi.

“Qendra tregtare nuk përbënte asnjë rrezik për ushtrinë ruse dhe nuk përbënte asnjë vlerë strategjike për rusët”, u shpreh Zelensky.