Gjigandi rus i energjisë “Gazprom” ka reduktuar eksportet e gazit në Itali me 50%, njoftoi sot kompania italiane e energjisë “Eni”.

“Eni” tha se “Gazprom” i kishte premtuar Romës vetëm gjysmën e 63 milionë metra kub që ishte porositur për të premten. Furnizimi me gaz kishte nisur të reduktohej këtë javë, të mërkurën me 15% dhe të enjten me 35%. Rusia ka ndërprerë ose reduktuar furnizimet me gaz në disa vende evropiane, javët e fundit mes mosmarrëveshjeve lidhur me sanksionet e vendosura ndaj saj për shkak të pushtimit te saj në Ukrainë.

Këtë javë, në Gjermani furnizimet me gaz rus nëpërmjet “Nord Stream 1”, Deti Baltik u reduktuan me 60%. Çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm për shkak të uljes së fluksit të gazit nga Rusia në Evropë, ndersa shumë analistë të energjisë thonë se Rusia mund të mbyllë rubinetat në Evropë si një taktikë presioni.

Komisioneri i Ekonomisë i BE-së, Paolo Gentiloni, paralajmëroi të enjten se ekonomia mund të hyjë në recesion nëse furnizimet me gaz rus do të ndalohen.