Rusia ka dështuar të paguajë një borxh të saj të jashtëm për herë të parë në më shumë se një shekull pasi humbi një afat të vendosur për deri të dielën, sugjerojnë raportet që ka siguruar BBC.

Rusia tha se ka para për të bërë një pagesë 100 milion dollarë dhe është e gatshme të paguajë, por sanksionet e bënë të pamundur marrjen e shumës te kreditorët ndërkombëtarë.

Kremlini ishte i vendosur të shmangte falimentimin, i cili është një goditje e madhe për prestigjin e vendit.

Ministri rus i financave e quajti situatën “një farsë”.

Pagesa e interesit prej 100 milionë dollarësh duhej të paguhej më 27 maj. Rusia thotë se paratë iu dërguan Euroclear, një bankë e cila më pas do të shpërndante pagesën tek investitorët.

Por kjo pagesë ka mbetur aty, sipas Bloomberg News , dhe kreditorët nuk e kanë marrë atë.

Ndërkohë, disa mbajtës tajvanezë të obligacioneve ruse të shprehura në euro nuk kanë marrë pagesa interesi, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, e cila citoi dy burime.

Paratë nuk kishin mbërritur brenda 30 ditëve nga data e caktuar, domethënë të dielën në mbrëmje, dhe kështu konsiderohen si një mospagim.

Megjithëse falimentimi është një goditje simbolike, ajo do të ketë pak pasoja praktike të menjëhershme për Rusinë.

Kombet që nuk kryenë pagesat e borxheve, zakonisht e kanë të pamundur të marrin hua më shumë para, por Rusia tashmë është ndaluar të marrë hua në tregjet perëndimore per shkak te sanksioneve.

Sipas BBC, Rusia thuhet se po fiton rreth 1 miliard dollarë në ditë nga eksportet e karburanteve fosile dhe ministri rus i Financave Anton Siluanov tha në prill se vendi nuk kishte plane të merrte më shumë hua.