Robert Lewandowski mund të largohet nga Bayerni këtë merkato vere. Sulmuesi polak ka shprehur hapur dëshirën për të ndërruar ambient, paçka se bavarezët bëjnë presion me kontratën që skadon vitin tjetër.

Kampionët e Gjermanisë po mendojnë për pasuesin. Sipas Fussballtransfer.com, në krye të listës së Bayernit është Jonathan David, sulmuesi kanadez i Lille.

22 vjeçari ka bërë një punë të mirë në sezonin që lamë pas te francezët, duke shënuar 15 gola në 38 ndeshje. David numëron 2 vite në Jupiler League në Belgjikë me Gent, ndërsa 2 të tjera në Ligue 1.