Biznesmeni Behgjet Pacolli, në një fjalë rasti gjatë vizitës në ‘Comodita Home’, falënderoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për vizitën e tij të sotme në fabrikat e Devolli Corporation, duke dhënë se vizitat e tilla inkurajojnë dhe japin më tepër fuqi dhe moral atyre që duan të punojnë dhe duhet të veprojnë.

“Shqiptarët në këto troje janë shumë proaktiv, shumë energjikë, dhe ata duan të punojnë, dhe iu duhet mbështetja”, tha pronari i Mabetex.

Tutje Pacolli i tha kryeministrit Edi Rama se është në rrugën e drejtë, sa i përket iniciativës për ‘Ballkanin e Hapur’.

“Zoti kryeministër, ju garantoj se jeni në rrugën e drejtë. Shansi i rajonit është bashkëpunimi i ndërsjellë, ekonomia e lirë, tregu i lirë, dhe respekti i ndërsjellë, si për qeveritarin ashtu edhe për ndërmarrësin”, u shpreh Pacolli.