Mbrëmjen e djeshme Olsa Muhameti e ftuar në “Goca dhe Gra”, u vendos në dy pozita të vështira ku i duhej të bënte zgjedhjet nëse do ishte edhe vetë pjesë e emisionit të ri “Kepi i tundimeve”.

Pyetja: Në vilën e meshkujve, do të të tundonte më shumë një bisedë me Arjan Konomin apo Olti Currin?

Olsa: Padyshim që do më joshte dhe do të më pëlqente një bisedë me Arjan Konomin, sepse është njeri që punon, nuk e di nëse ky personi (Olti Curri) punon apo jo.
Nuk ka munguar as reagimi i Oltit, i cili e ka cilësuar Olsën si Linda Morina e autorëve shqiptarë.

“Yes, foli dhe Olsa! Sa e lezetshme që është! Olsa është Linda Morina e autorëve televiziv shqiptar. E keni parasysh tek Çani që fton Aurela Gaçen, Inva Mulën dhe i prezanton si këngëtarë pastaj fton edhe Linda Morinën e thotë këngëtarja Linda Morina. Kështu ndodh edhe me Olsën që e prezantojnë si autore ndërkohë që kanë prezantuar Rezart Agën, Ledion Liçon,Zefina Hasanin, Dalina Buzin kupton dhe ajo e beson normalisht. Oh sa e lezetshme e modhe fare! Vetëm se ka ngatërruar diçka! Të punosh nuk do të thotë të punosh vetëm poshtë tavolinës të drejtorave të televizioneve të ndryshëm. Ka dhe punë të tjera që janë dinjitoze, pa zhurmë dhe me shumë të ardhura!”, shprehet Olti në një video të postuar në Instastory.