Amber Heard është në bisedime për të shkruar një libër pas humbjes prej 8 milionë dollarësh në padi për shpifje kundër ish-bashkëshortit Johnny Depp. Një burim i afërt me yllin e “Aquaman” pohoi se aktorja 36-vjeçare është e lënduar dhe nuk ishte në gjendje të refuzonte paratë pasi gjendja e saj ekonomike është e rrënuar.

Amber e konsideron të përfunduar karrierën e saj në Hollywood dhe se nuk ka asgjë për të humbur pas ngjarjeve të fundit. Ajo nuk ka asgjë për të humbur dhe dëshiron t’i tregojë të gjitha. Lajmi vjen pasi Heard pranoi përmes avokatit të saj se ajo nuk mund të përballojë 8.3 milionë dollarë dëmshpërblim që ajo i detyrohet Depp. Aktorja që atëherë është parë duke blerë rroba të lira në një dyqan në New York.

Duke folur në intervistën e saj të parë publike javën e kaluar që nga humbja e saj në gjykatë, Heard kishte pohuar se ishte e tmerruar teksa tregoi anën e saj të historisë. Ajo tha se ishte plagosur nga urrejtja ndaj saj, por nuk u pendua që e çoi çështjen në gjykatë pavarësisht humbjes së saj dhe publicitetit negativ.

“Unë e di se gjëja më e frikshme, më frikësuese për këdo që flet për dhunën seksuale është të mos besohet, të quhet gënjeshtar ose të poshtërohet,” tha ajo.