Eddie Nketiah ka rinovuar kontratën me Arsenalin, me palët që janë dakortsuar për të vazhduar të bashkëpunojnë së bashku.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano, i cili ka treguar se sulmuesi anglez ditën e sotme ka nënshkruar kontratë të re me “Topçinjtë”.

Rinovimi i kontratës është bërë deri në vitin 2027, me zyrtarizimin që pritet të bëhet së shpejti. Nketiah me kontratën e re do të jetë i lidhur me Arsenalin deri më 30 qershor 2027.

23-vjeçari ka refuzuar oferta nga Bundesliga dhe klube të tjera të Premier League për të qëndruar në “Emirates Stadium”.