Dy ministrat e Brendshëm, ai i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave në kohë reale për gjendjen civile. Pra në rast se një shtetas kosovar i cili do të martohet në Shqipëri, gjendja civile në Kosovë do të njoftohet në kohë reale për këtë ndryshim.

‘Shkëmbimin në kohë reale të të dhënave për gjendje civile të shtetasve të cilët janë martuar. Një shtetas i Kosovës çdo shtetas që martohet në Shqipëri do të njoftohet në kohë reale gjendja civile në Kosovë. Kjo për t’i ndërprerë rrugën çdo manipulimi që i shfrytëzojnë këto mundësi për t’ju shmangur drejtësisë.

Ky është një nga protokollet që do të shkëmbejmë të dhënat në kohë reale për të gjitha çështjet që mbulojnë dy qeveritë respektive. Do kemi marrëveshje të tjera në të njëjtën.’- u shprehën dy ministrat.