Bëhet gati pr/ligji për aministinë fiskale për shtetasit shqiptarë që jetojnë brenda ose jashtë territorit, tatimpaguesit dhe personat fizikë.

Pr/ligji pas konsultimeve të kalojë për votim në qeveri dhe në parlament.

Pr/ligji parashikon se pas deklarimit vullnetar të të ardhurave do të jepet vërtetimi për amnistinë fiskale.

Amnistia fiskale për individë, bizneset dhe personat fizik do të lejohet deri në 2 milionë euro.

Nga amnistia fiskale, përjashtohen Presidenti, deputetët, kryeministri ministrat dhe zëvendësministrat, gjyqtarët dhe prokurorët e të gjithë niveleve dhe titullarët e institucioneve shtetërore.

Gjithashtu nga amnistia fiskale përjashtohen zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, prefektët dhe kryetarët e bashkive si dhe kryetarët e këshillave bashkiakë, drejtuesit e policisë si dhe anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe personeli i prokurorive.

Për amnistinë fiskale do të paguhet tatim nga 4 deri në 10 për qind të shumës së vetëdeklaruar.

Pas deklarimit nuk do të lejohen procedura hetimore apo administrative dhe deklaruesit përjashtohen nga ndjekja penale për veprat penale në fushën tatimore dhe doganave.

Vetëdeklarimet e të ardhurave do të lejohen deri në 9 muaj nga miratimi i ligjit.