Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani i ftuar në emisionin “10 Minuta” në TV21 tha se jo i gjithë “propozimi francez” është i dëmshëm për ne. Ai theksoi se me rëndësi të zgjidhim çështjet më sensitive për të të dyja vendet, siç është për ne gjuha dhe identiteti.

“Nuk është e vërtet se i gjithë propozimi francez është i dëmshëm. Ka një çështje kryesore që duhet ta zgjidhim. Duhet të zgjidhim çështjet e ndjeshme për të dyja palët, si ato që për ne është gjuha dhe identiteti, por edhe çështja sensitive për Bullgarinë”- tha Osmani.

Duke folur për marrëveshjen me Bullgarinë, ai tha se, “pikë së pari duhet të gjejmë një marrëveshje në linja të përgjithshme pastaj të finalizohen pikat e tjera që të mundësohet”.

“Duhet të gjejmë një mënyrë si të arrijmë në një marrëveshje nga të dyja palët. Po duhet të gjejmë një zgjidhje në linja kryesore, kjo do na çonte. Kemi bërë progres të madh, por nuk është finalizuar i gjithi procesi sepse qeveria e Bullgarisë ra”- tha Osmani.