Gareth Bale është gati për një aventurë të re, larg Real Madridit. Sipas gazetarit të njohur, Tom Bogert, sulmuesi uellsian është shumë afër firmës me Los Angeles, në MLS amerikane. Bëhet fjalë për një marrëveshje, e cila pritet të zgjasë 1 vit.

Klubi i njohur i MLS e mbylli sezonin e kaluar në vendin e tetë, ku pas 34 ndeshjesh mori 48 pikë.Te Los Angeles, anësori do gjente edhe italianin Georgio Chiellini, i cili la juventusin këtë verë. 32 vjeçari Bale ka luajtur më parë për Tottenham.