“Do të duhen 45 gara prë të kapur Ferrarin e këtij sezoni”. Ishte kjo deklarata e dhënë nga kampioni i botës në fuqi, holandezi Max Verstappen, i zhgënjyer nga makina Red Bull pas 3 garave të para.

Ai pësoi dy tërheqje pas tri garave të para dhe ky sezon dukej i humbur për Verstappen, ndërkohë që tani ndodhet në majë. Kjo tregon se ky sezon ka shumë luhatje, ndërkohë që janë zhvilluar vetëm 8 nga 22 garat e planifikuara.

Nga Montreali, ku përgatitet për garën e radhës, holandezi tha: “Ndershmërisht mendova se pas 3 garash gjithçka kishte marrë fund apo se do të duhej shumë më teprë kohë për të rikuperuar. Kisha 46 pikë disavantazh pas tri garash, isha tërhequr dy herë, ndaj ishte normale”.

Tani holandezi ka 34 pikë avantazh ndaj Charles Leclerc dhe 21 ndaj Sergio Perez. “Siç e pamë, asgjë nuk është e sigurt, pasi sezoni është ende shumë i gjatë. Gjithçka mund të ndodhë deri në fund, pasi situata mund të përmbyset sërish, ndaj kam frikë nga çdo pakujdesi dhe përpiqem të përfitoj në maksimum nga situata që krijohen”, tha Verstappen.