Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, me shumë gjasa nuk do të paraqitet në qendrën stërvitore të katalanasve më 4 korrik kur do të nisin përgatitjet e sezonit të ri.

Mediat franceze bëjnë me dije se përfaqësuesit e lojtarit po bëjnë përpjekjet maksimale për t’i gjetur një skuadër të re.

Sipas “L’Equipe”, favoritja numër një për të firmosur me Umtiti është Fiorentina.

Për mbrojtësin ka shfaqur interes edhe Lioni, por mes Francës dhe Italisë ai ka zgjedhur Serinë A.