Një nënë fëmija e saj rreth 6 vjeç kanë gjetur vdekjen sot në Berat, për shkak të një aksidenti.

Ata po udhëtonin me makinë në rrugën “Antipatrea”, ku e reja ka humbur kontrollin dhe për pasojë kanë rënë në lumin Osum, duke gjetur kështu vdekjen e menjëhershme.

Gruaja që humbi jetën pranë vendit të quajtur “Ura e re”, quhet Klaudija Xhaferaj dhe dyshohet se po çonte të birin në spital.

Qytetarë të shumtë ishin ata që vrapuan për të dhënë ndihmën e parë, dhe kanë bërë të mundur thyerjen e xhamit, duke nxjerrë fillimisht djalin që ndodhej në mjet.

Pavarësisht ndihmës nënë e bir nuk kanë mundur që të mbijetojnë