Sipas përpilimit të fundit në axhendën e të dyja palëve, të mërkurën belgu do të zbarkojë në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur më pas edhe kontratën me Interin.

Për rikthimin 1-vjeçar në huazim të sulmuesit, italianët do të derdhin në llogaritë e londinezëve 8 milionë euro në sezon plus 3 milionë në formë bonusesh.

Në një situatë të tillë, shifra e shpenzuar nga Interi duket stratosferike për një huazim të thjeshtë njëvjeçar, një afat ama që është i tillë vetëm në letër.

Këtë zbulon të paktën “La Gazzetta dello Sport”, sipas së cilës mes klubeve ekziston një pakt verbal që do e lejojë “Big Rom”-in të përsërisë huazimin e tij edhe një vit më vonë, pra të qëndrojë dy vite në huazim, duke mos përjashtuar faktin që në përfundim të këtyre dy viteve, Interi të fillojë negociatat për blerjen e tij.