Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka la folur për situatën në selinë blu gjatë muajve të fundit dhe raportin me Bashën e Berishën.

Açka në një intervistë për “News24” tha se situatën në PD e sheh si një rikthim para 30 vitesh, në zero. Për përcaktimin ‘non grata’ të Berishes ajo tha se priste që ai të kishte sportivitet.

“U rikthyem ku ishim para 30 vitesh, u kthyem në zero. Do e duartrokisja Berishën nëse sillte elita të reja. Qasja e Berishës për delfinin e tij? Luftë gjelash. Dua të rri jashtë rrethit që sheh partinë si pronë. Platforma ime për dy drejtuesit, duhej një kurban. Ne dolëm më pak nga “inati” i të dyve. Në bazë njerëzit ndërrojnë rrugën, jemi gabim”, tha ajo.

Sa i përket rezultateve të “6 marsit”, Açka shprehet: “Me një gotë ‘vere’ nuk kupton gjithë butin”.

“Liderët janë fajtorë për degradimin e PD-së. Platforma ime u anatemua, baza është e ndarë. Kemi detyrim moral, s’mund të presim gjykatën. Nuk mund të uzurposh pa pritur vendimin e gjykatës. Basha është fajtor, por jo për 6 marsin. Demokratëve iu kërkua të votojnë LSI”, tha Açka.

Açka deklaroi se PD nuk fiton as me Berishën. “Nuk do e votojnë. Nuk e gjykoj Berishën për moshën, i iku ora politike. Zgjedhjet ishin riciklim, çuan në humbje më 2013. Disa të njohur si hajdutë me damkë, bëjnë moral”, deklaroi deputetja e PD.