Kreu i Agjencisë Kombëtare të Kadastrës iu ka shpërndarë sot në Synej, Kavajë certifikatat e legalizimit dhjetëra banorëve. Lame deklaroi se me pronat nuk do të luhet më dhe se sapo ka filluar furtuna e kontrollit në regjistrat e pronave.

“Me pronat nuk do të luhet më. Ftoj dhe njëherë qytetarët rrini të qetë për pronën tuaj të ligjshme. Prokuroria jam e bindur që do i hyjë me themel dhe besoj se do jetë një histori shumë e gjatë. Sapo ka filluar furtuna e kontrollit se çfarë është bërë me regjistrat e pronave. Do jetë një kalvar i gjatë”, deklaroi Lame.