Specialisti i Kirurgjisë plastike, Panajot Papa kishte rezervuar një dhuratë të pazakontë për emisionin “Opinion”. Bëhej fjalë për proteza që përdoren në ndërhyrjet estetike. Duke qenë diçka që nuk e sheh çdo ditë, momenti kur këto proteza u morën në dorë nga Blendi Fevziu dhe të ftuarit në studio shkaktoi humor e të qeshura.

Blendi Fevziu: Ku e ke bisturinë?

Panajot Papa: Ku e kam bisturinë? Të solla proteza për momentin.

Blendi Fevziu: Ça është ajo?

Panajot Papa: Proteza, në për ty, një për Opinion.

Blendi Fevziu: Gjoks është ai?

Panajot Papa: Eee.

Blendi Fevziu: Këto janë ato eee.

Panajot Papa: Këto janë ato.

Blendi Fevziu: Ore se mos dukem keq unë… Kape-kape Floro.

Florian Agalliu: Nuk kemi parë ndonjëherë si këto.

Blendi Fevziu: Nuk kisha parë ndonjëherë. Ky është gjoks-gjoks?

Panajot Papa: Ky është gjoks-gjoks. Është një protezë që përdoret edhe për estetikë, edhe për arsye funksionale mund të themi

Blendi Fevziu: Me këtë rri fustani më mirë…