Pasi dështuam për të nëntën herë për mos hapjen e negociatave për në BE, a mund të thuhet realisht sot se nuk ishte faji i Shqipërisë?

Majlinda Bregu: Sa për të sqaruar pak koençidencën e publikimit të Ballkan barometrit dhe security metrit po ashtu, që janë dy instrumente që ne përdorim për të matur përceptimin e opinionit publik dhe të biznesit në rajon. Data dhe vendi ishte lënë Brukseli jo se ne donim të jepmin një kundërpërgjigje për atë që ndodhi në samit por mendozi që në një situatë pozitive do të ishte vendi ëm I mirë për të bërë një ballafaqim të vendimit të samitit dhe të opinioneve dhe përceptimeve të qytetarëve dhe biznesit të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë ndodhi ajo që shumë prej nesh e kishim pritur edhe pse nuk e thonim me zë të lartë dhe samiti u konsiderua pa asnjë lajm pozitiv për vendin tonë. Përveç se ashpërsoi tonet, rriti më shumë pjesën e pakënaqësisë dhe jam e bindur që po të lexonin opinionin publik gjatë kësaj jave pas samitit, ka pasur një rritje të pesimizmit më shumë se viti i kaluar në nivel rajonal, megjithatë Shqipëria vijon të mbetet nga vendet më mbështetëse me 89%, nuk ka rënie përveç përveç rendit rajonal por jam e bindur që do të ndihej lëkundja.