Një rast i dyshimtë me linë e majmunëve është raportuar në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e shëndetësisë së Kosovës në faqen zyrtare të Facebook.

Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit” njofton ministria e Shëndetësisë. Pacienti është hospitalizuar dhe po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e tij.

Njoftimi i ministrisë:

“Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, me datë 3 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë me Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit.

Është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK, me datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostra nga ndryshimi lëkuror e cila do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabile.
Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve.
Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSH në Holandë, gjersa presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara.
Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK.
Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njofton qytetarër e Republikës së Kosovës, se për çdo informatë të re, opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabile.