Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u pyet nga gazetarët nëse do të marrë pjesë si vëzhgues në samitin e ardhshëm të Ballkanit të Hapur, por ai sërish refuzoi. Përgjigjja e Kurtit ishte për marrëveshjet që u arritën sot në mbledhjen e përbashkët të dy qeverisë.

Ndërkohë, kryeministri Rama ndërhyri dhe me batuta tha se “Kurti vëzhgon nga Prishtina edhe Kinën jo me Ohrin”.

Pyetje: A mendoni se mund merrni pjesë si vëzhgues në samitin e ardhshëm?

Kurti: Unë po të isha në Ohër si vëzhgues do kishte kuptim të përgjigjesha. Ndërkohë këtu nga Prishtina ju përshëndes me shprehjen Porti i ri i Durrësit, Porti i thatë i Prishtinës, hekurudha në mes.

Rama: Po të jetë për vëzhgues ky vëzhgon nga Prishtina Kinën, jo më Ohrin.

Kryeministri Rama u pyet gjithashtu edhe për cilësimin që i bën Hashim Thacit si President, ndërsa këtë detyrë aktualisht e mban Vjosa Osmani.

“Kështu që kur unë them Presidenti Thaçi, kjo nuk nënkupton që unë nuk e di se cila është presidentja e Kosovës. Vjosa gëzon shëndet të plotë, nuk ka probleme me gjykatën e Hagës. Nuk ka asnjë arsye që kur i adresohem Hashimit të nënkuptohet që të anashkaloj presidentin e Kosovës”