Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministren e Finlandës, gjatë vizitës së saj në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri u shpreh se: “Jemi në një front së bashku dhe Finlanda ka shumë për të na treguar, dhe e njeh shumë mirë agresorin dhe natyrën e tij, si një vend që në të shkuarën ka pasur histori me Rusinë dhe tregon se sa e rëndësishme është rezistenca dhe lidhja mes asaj që ndodh në Urkarinë dhe që mund të vijë deri këtu tek ne, në këtë kontekst Ballkani është një hallkë e dobët, prandaj fjala e Finldanës ka shumë rëndësi për të gjithë komunitetin.

Ne folëm edhe për atë që vjen apo nuk vjen në ditët e ardhme, çeljen zyrtare për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. I thash kryeministres se unë nuk pres asgjë të re nga Këshilli, megjithatë vendet e BE po përpiqen me Bullarinë dhe për këtë jemi shumë falenderues.

Nga ana tjetër ne mbështesim me gjithë besimin dhe bindjen tonë anëtarësimin në NATO të Suedisë dhe Finlandës që janë në çdo aspekt një vlerë e shtuar aleancës. Ne ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të bëjmë diçka për Finlandën që nuk është pak.”

Ndërsa kryeministrja e Finlandës u shpreh se Shqipëria dhe Finlanda kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe potencial të madh midis tyre. Ajo vlerësoi rolin e Shqipërisë në forumet ndërkombëtare dhe konfirmoi sërish mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.