Të premten e kësaj jave Kancelari Gjerman Olaf Scholz mori pjesë në darkën e punës së liderëve të shteteve të Evropës Juglindore, që u organizua në Greqi.

Duke u ndalur te komunikimi i tij me liderët e Ballkanit Perëndimor, kancelari ka veçuar një foto me Kryeministrin Edi Rama në fokus, për të treguar rëndësinë e këtij takimi.

Mbi foton e postuar në instagram, kancelari shkruan:

“Jam i kënaqur që mund të shkëmbej mendime me këta krerë shtetesh dhe qeverish. Sepse vetëm sëbashku, ne jemi më të fortë!”

Kancelari gjerman, Olaf Scholz vijoi vizitën në Ballkan të shtunën me qëndrimin në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.